Faqet zyrtare të qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse ministren aktuale të integrimit Klajda Gjosha, do ta gjeni sërish në faqen e Ministrisë se Punës si zv/ministre, mos u çudisni. Kapërcimi i pushteteve dhe ardhja e qeverise se re, e sjell Gjoshën në pozicionin që ka aktualisht, atë të ministres se Integrimit. Riformatimi i Websiteve të qeverisë sapo ka filluar, që do të thotë, nëse klikoni për informacion në njërën nga faqet zyrtare të ministrive, ato janë ndryshuar, ose janë ne proces, ose nuk kane filluar ende. Erion Veliaj Ministër i Punes dhe Rinisë, ka zgjedhur një tjetër forme për të përcjellë aktivitetin e dikasterit që ai përfaqëson. Ne Facebook mund të gjesh gjithçka që nga fotot, aktivitetet, informacion etj. Duket se me të shpejtët për të ndryshuar faqet zyrtare të ministrive, janë ministrat e ardhur nga LSI. Nasip Naço Ministri i Drejtësisë, Lefter Koka, Ministri i Mjedisit apo, website i Ministrit te Bujqësisë Edmond Panariti dhe te Integrimit Gjosha janë gati. Te përfunduara janë dhe faqja e Ministrisë se Shëndetësisë, ajo e Ministrisë se Mbrojtjes, Ministrisë se Financave qe drejtohet nga Shkëlqim Cani. Faqja e Ministrisë se transporteve dhe punëve publike, faqja e Ministrisë se Brendshme apo dhe ajo e Ministrisë me te re te Turizmit dhe Zhvillimit Rural, nuk kane përfunduar ende. Por ajo që është ndërtuar e para, është natyrisht faqja e Këshillit te Ministrave. Për të gjetur, ju duhet te shkruani qeveria shqiptare Këshilli i Ministrave dhe aty do t'ju hapet faqja e Kryeministrisë. Aty mund te gjeni gjithçka për punën e deritanishme te kryeministrit Edi Rama si dhe jane opsionet për t'u lidhur me lehte me faqet e institucioneve te tjera si Kuvendi, Presidenca apo dhe Avokati i Popullit. E vetmja mes këtyre faqeve qe nuk hapet apo është ne ndërtim është Portali i Prokurimeve, apo dhe Departamenti i Administratës Publike.