Deputetet qe heshtën 4 vjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo çdo deputetet ka qenë aktiv në punën e tij parlamentare. Disa deputete duket se kanë folur me heshtjen në katër vitet që lamë pas, nga një raport që lëvizja "MJAFT" qe do të publikojë me 30 shtator. Emra si Astrit Bushati, Lefter Maliqi, Lajla Pernaska nga PD apo Armando Prenga Rudina Seseri, Sabri Abazi ose Dashamir Peza nga PS, rezultojnë si më pak aktivet në legjislaturën e kaluar. Vasilika Hysi, e shikon aktivizimin e saj ne katër vitet që lame pas si një oponence e forte kundër qeverise demokratike. E rizgjedhur sërish, deputetja socialiste thotë se do vazhdoje të jetë aktive për elektoratin që e ka zgjedhur. Por në 20-shën e deputeteve aktive, listën e kryeson Erion Braçe, i ndjekur nga Ridvan Bode, Gramoz Ruçi, Sali Berisha e Taulant Balla. Elton Kacidhja, përfaqësues i "Mjaft" që ka monitoruar prej 7 vitesh aktivitetet parlamentare, thotë se një fenomen i tille është shoqëruar dhe me prezencën fiktive te deputeteve dhe ne miratimin e projektligjeve ne komisione dhe parlament. Por a tregon ky fenomen nivelin e përfaqësimit ne Parlament? Arjan Vasjari mendon që po, kur shton se gjatë këtyre viteve ai ka qene i mjerueshëm nga aspekti intelektual. Por a do te vazhdoje te ketë krize përfaqësimi dhe ne këtë parlament sipas tij ? Duket se ky nuk është problemi i vetëm. Ligjërimi politik sipas Vasajrit do të vazhdoje të jetë homogjen, pa diferenca të theksuara edhe ne këtë parlament, që do te thotë instrument agresioni ne kërkim te armikut.