http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti i ri nuk shkoi dot tek kompromisi edhe për një votim formal, që do të lironte nga detyra 2 anëtarët e KQZ Debar Biba dhe Albana Shtylla. Në fakt Biba dhe Shtylla u dorëhoqën nga detyra disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, por akti i shkarkimit nga Kuvendi i hap rrugë emërimit në detyra të reja. Opozita u tregua këmbëngulëse për heqjen nga rendi i ditës së këtij votimi, nën argumentin se akti nuk ishte kaluar në konferencën e kryetarëve. Duke zbutur tonet e debatit kryetari i Kuvendit u shpreh se pavarësisht qëndrimit të prerë të opozitës, për respektim rigoroz të rregullores, ka një pikë ku do tregohej tolerant. Bëhet fjalë për dhënien e fjalës sa herë të donte, ish-kryeministrit Berisha, që aktualisht është vetëm deputet i PD-së. Dhe mes 2 ish-aleatëve për 4 vjet në qeverisje, pati nota të forta ironie gjatë ligjërimit në seancë, kur iu drejtuan njëri tjetrit. Kuvendi votoi gjithashtu zgjedhjen e Vangjel Dules në postin e nënkryetarit të parlamentit me 104 vota, ndërsa deputetët e PDIU që përfaqësojnë komunitetin çam, votuan kundër.