http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga Edi Rama, morën pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti Obama dhe zonja e tij, për krerët e delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë takimit, kryeministri Rama e falënderoi presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme qe ai vete dhe qeveria e shteteve të bashkuara kanë dhënë ndaj Shqipërisë, si dhe e siguroi atë se vendi ynë do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA-ve edhe në të ardhmen. Ndërkohë qe kreu i shtetit bujar nishani gjate vizitës ne shtetet e bashkuara zhvilloi një takim me shqiptaret e shoqatës "Vatra". Gjate këtij takimi nishani ka vlerësuar pozitivisht zgjedhjet e 23 qershorit duke theksuar se beson qe Shqipëria këtë vit do te marre statusin e kandidatit. Kreu i shtetit ka vlerësuar edhe kontributin e shoqatës "Vatra" ne marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Shteteve te Bashkuara.