Tahiri takon Llalen dhe Visho Ajazin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit është një nder kushtet kryesore për marrjen e statusit te vendit kandidat ne dhjetor. Në kërkim te rezultateve më të prekshme, një apel i pandërprere i zyrtarëve të lartë evropiane për Shqipërinë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thirrur në një takim informal drejtuesit e 2 institucioneve kryesore të pavarura, kreun e SHISH, Visho Ajazin dhe atë të Prokurorisë, Adriatik Llalla. Takimi i cili ka zgjatur rreth një ore është zhvilluar ne mesdite, ndërsa pas bisedës, Ministri i Brendshëm deklaroi se ne fokus te takimit ka qene bashkëpunimi mes tre institucioneve ne luftën kundër krimit. Me herët Prokurorin e përgjithshëm e takoi ne zyrën e tij ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu. Takimi ka zgjatur rreth një ore, ndërsa ende zyrtarisht nuk behet e ditur se çfarë është biseduar.

Free Traffic Exchange