Shkodër, rreziku i përmbytjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me nisjen e sezonit të reshjeve në qarkun e Shkodrës rikthehet dhe frika e përmbytjeve. Më të rrezikuar janë fshatrat e Komunës Ana e Malit, e cila preket e para nga përmbytjet që këto 3 vitet e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori. Drejtuesit e komunës thonë se asnjëherë nuk ka patur investime që do të pengonin realisht përmbytjen në këtë zonë, por ka patur vetëm ndërhyrje për të evituar erozionin e lumit. Për sa i përket dëmshpërblimeve të dhëna në muajin qershor të këtij viti, ato konsiderohen të pamjaftueshme, duke qenë se dëmi kolosal i përmbytjeve të prillit 2013 akoma nuk është vlerësuar, pavarësisht kërkesave të parashtruara në çdo institucion. Në përmbytjet e këtij viti në komunën Ana e Malit, 1300 ha tokën u mbuluan nga uji, ndërsa pati dëme të shumta edhe në bagëti. Dëmi i shkaktuar nga përmbytjet gjatë viteve 2010-2011 në këtë komunë është llogaritur 2.2 milionë dollar, e megjithatë dëmshpërblimi ka qenë në masën 50 %.