Kaosi ne pese ministri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pese ministritë e reja te krijuara ne qeverinë Rama, nuk kane ende as ambiente dhe as struktura te përcaktuara. Ne këto kushte është edhe ish-Ministria e Punëve Publike ne te cilën ndodhen dy institucione, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit si dhe ajo e transportit. Struktura e re qeverise Rama duket se si emergjence ka gjetjen e fondeve për te përballuar akomodimin si dhe shtesën e punonjësve për 5 ministritë e krijuara. Nga mandatimi i qeverise ne 15 shtator e deri tani, 22 është numri i punonjësve te rinj qe i janë shtuar administratës. Ndërkohë qe është miratuar edhe fondi shtese për këto punësime, i cili arrin ne 3 milion leke ne muaj. Sipas te dhënave nga qeveria, është kërkuar qe te gjitha ministritë te kryejnë risturkutrimin e institucionit qe ata përfaqësojnë, ndërsa mësohet se administrata ne total pritet te shkurtohet me 30 %. Por e gjithë kjo situate është një presion me shume për buxhetin, i cili prej muajsh është ne gjendje kritike. Aktualisht ministritë janë ne fazën përmbyllëse te strukturave te reja, te cilat pritet te miratohen me pas ne qeveri. Por lidhur me emërimet e reja si dhe me largimet nga puna ne administratën publike, Partia Demokratike ka hapur një website ku i fton nëpunësit qe te denoncojnë abuzimet. E ndërsa administrate ndodhet ne situate tranzicioni, qeveria pritet e shtyje afatin e hyrjes ne fuqi te ligjit për statusin e nenpunesit civil, për një periudhe disa mujore.

Free Traffic Exchange