http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Lufte" për karrige edhe ne shkolla! Këtë here nuk behet fjale për poste drejtuese por për një vend ku nxënësit te mësojnë normalisht. Pasojat e mbingarkesës se klasave janë shfaqur qe ne javët e para dhe pikërisht ne shkollat me te frekuentuara. Duket e pazakonte por është e vërtete! Ne pamjet e marra gjate një ore mësimi ne gjimnazin "Ismail Qemali" ne Tirane vihet re mungesa e karrigeve, ku gati gjysma e nxënësve qëndrojnë mbi banka gjate 45 minutave mësim. E nëse nuk tregohen te vëmendshëm, ne minutat e pushimit edhe ato pak karrige qe kane mbetur mund te merren nga nxënësit e klasave te tjera. Te mësuar me këtë situate madje edhe me numrin mbi norme te nxënësve për klase, mësuesit përpiqen te bëjnë mësim ne kushtet qe iu ofron shkolla. Drejtuesit e shkollës "Ismail Qemali" tregojnë se janë ne pritje te bazës materiale qe do t'u dërgoje bashkia. Por ky nuk është i vetmi gjimnaz i Tiranes qe ndodhet ne këto kushte. Mbingarkesa e klasave, mësimi me turne e mbi te gjitha mungesa e bazës materiale deri tek karriget për nxënësit, po ul interesin e fëmijëve për shkollën, ndërsa arsimi po humb seriozitetin.