Vala e ndërtimeve pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda 20 ditëve të para të muajit shtator, në Prokurori janë kryer kallëzime për ndërtime pa leje, po aq sa janë depozituar në 8 muaj të gjithë vitit. Burime zyrtare thonë për Vizion Plus se aktualisht janë rreth 400 denoncime për objekte ngritur në gjithë vendin. Flamur Kuçi, i cili ka drejtuar sekretariatin e KKT-së shpjegon se ligji i ka ndarë qartë përgjegjësitë dhe parashikon ndëshkimet për atë që ndërton pa leje dhe autoritetin që monitoron territorin. Zoti Kuçi mendon se ka në fuqi një politikë ligjore kontradiktore, pasi nuk mund të qëndrojnë bashkë edhe procesi i legalizimit edhe politika e ashpër penale ndaj atyre që ndërtojnë pa leje. Duket se urdhri i fundit i kryeprokurorit për të vënë para përgjegjësisë autoritetet vendore që kanë lejuar ndërtimet duke mos ndërhyrje në ndërtime pa leje, ka dyfishuar numrin e denoncimeve nga vetë pushteti lokal. Megjithatë jo në të gjithë rastet shprehen burimet nga prokuroria do të merren parasysh kallëzimet e autoriteteve vendore, sepse nëse objekti është pikasur në muajin shkurt dhe është kallëzuar vetëm në shtator, shkelja administrative është e njëjtë, pasi ndërtimi ka mbaruar. Në këto ditë të para të aksionit policor për bllokimin e ndërtimeve pa leje, zyrtari më i lartë shtetëror i paditur për mosveprim, është kryeinspektori i ndërtimores së Fierit.