http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika i quan show mediatik deklaratat e policisë për procedimet penale ndaj qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje, apo inspektorëve të bashkisë që me neglizhencën e tyre kanë lejuar këto ndërtime. Gjika vlerëson vëmendjen e policisë këto kohë për ndërtimet pa leje, ndërsa shton se bashkia nuk ka qenë asnjëherë neglizhente ndaj këtij fenomeni që sipas tij, u rigjallërua pas ndryshimit të ligjit për legalizimet. Gjika thotë se në zonën bregdetare që mbulon bashkia që ai drejton ka rreth 65 ndërtime pa leje, kryesisht rikonstruksione të lehta, të ngritura përpara vitit 2003 dhe që me një koordinim të institucioneve mund të shkatërrohen brenda një dite