Arvizu: Hiqni zyrtarët e korruptuar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë apel qeverisë së re të majtë, të shfrytëzojë mundësinë e madhe që ofron tranzicioni i pushtetit, për të pastruar administratën nga zyrtarët e korruptuar. Ambasadori Aleksandër Arvizu, duke vlerësuar gjetjet e raportit të TIA-s për perceptimin e korrupsionit në Shqipëri, theksoi se institucioni me besim më të ulët tek publiku, janë Gjykatat. Por zgjidhjet sipas tij, ekzistojnë."Shqipëria është, mesa më kanë thënë, një fshat i madh ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin, apo jo? Ndaj për të patur hetime të suksesshme, një rast hetimi i një zyrtari mund të referohet tek një zyrë prokurorie, jashtë rrethit ku ai jeton."Kryeprokurori Adriatik Llalla tha gjatë një takimi me drejtues të shtatë njësive Task Forcë, se do të rritet kërkesa e llogarisë për rezultate të dukshme nga hetimet. "Qëllimi i task forcës, është pastrimi i administratës nga zyrtarët e korruptuar dhe rezultate ka patur, janë dërguar për hetime dhe gjykim."Në vitin e fundit, janë referuar tek prokuroritë rreth 50 procedime për zyrtarë të niveleve të ndryshme, nga policia dhe KLSH-ja. Por duket se problemi kryesor, nuk është numri i personave që ndiqen penalisht, por niveli ku mbërrijnë këto hetime, duke lënë të kuptohet se zyrtarët e lartë janë ende të paprekshëm.Lëvizja e parë e kryeprokurorit Llalla menjëherë pas mesazhit të ambasadorit amerikan, Aleksander Arvizu, ka qenë udhëtimi drejt Vlorës, një prej zonave më problematike sa i takon ndërtimeve pa leje. Në prokurorinë e këtij rrethi, ai ka caktuar një drejtues të ri, ndërsa lëshoi sinjale të qarta për përgjegjësit kryesorë të katrahurës urbanistike në qytetin bregdetar. Llalla tha gjithashtu se mjaft raste të denoncimeve të ndërtimeve pa leje janë dërguar në gjykatë, e cila ka dhënë masat e duhura ndëshkimore ndaj shkelësve të ligjit.

Free Traffic Exchange