Policia bllokon dy ndërtime pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 15

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Efektivet e komisariatit numër 1 ne Tiranë dërguan per ndjekje penale shtetasin Agron Shehu, administrator i kompanisë, qe po ndërton keto dy pallate pa leje. Objektet ishin ne fazën e ndërtimit ne katin e dyte, ne rrugën Bilal Sina, pranë Kopshtit Zoologjik. Ne kete mënyrë, policia e shtetit ka vijuar edhe kete te diele aksionin për bllokimin e ndërtimeve pa leje. Vete zoti Shehu nuk ishte i pranishëm gjate aksionit per bllokimin e ndërtimit nga policia. Por burime pranë komisariatit numër 1 ne Tirane thonë se, edhe pse iu dha nje dite kohe per te paraqitur lejen e ndërtimit, zoti Shehu nuk e beri, çka detyroi policinë te bllokoje punimet. Tashme dosja e tij, sipas policisë i ka kaluar prokurorisë se Tiranës, pasi ai akuzohet per veprën penale te ndërtimit pa leje. Kjo është ndërhyrja e 13-të e policisë se Tiranës, qe pas marrjes se detyrës se ministrit te ri, Sajmir Tahiri. Ndërkohë, ministria e Brendshme thote, se vetem gjate ditës se djeshme, jane proceduar penalisht 11 shtetas, ne qytet Shkodër, Pogradec, Tiranë dhe Elbasan. Mes tyre është edhe nje inspektor ndërtimi ne Komune. Te gjithë këta shtetas kane ndërtuar pale leje godina disa kateshe ne qytete te ndryshme.