Grabitësit e vegjël në parkime - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje forme e tille parkimi duhej te funksiononte nga e hena ne te diele, përgjatë 24 oreve. Por kjo nuk ndodh. Fundjava per punonjësit e bashkise, qe qëndrojnë ne keto biletari është pushim. Punonjësit e bashkise, praktikisht zëvendësohen nga keta adoleshente, te cilet zaptojnë padrejtësisht rrugët e kryeqytetit, kryesisht ne mbrëmje, pas ores 20:00, si dhe ne fundjave. Ne kete mënyrë e shtuna dhe e diela, jane ditet me te favorshme per xhepat pa leje te këtyre adoleshenteve, qe qëndrojnë përgjatë bulevardit kryesor apo pranë muzeut kombëtar, duke sfiduar bashkinë, vetëm pak metra ne distance, nga vendet ku ndodh kjo dukuri. Drejtuesit e automjeteve thonë se, kjo situate e pakëndshme, qe kthehet edhe ne konflikt, është përgjegjësi e pushtetit lokal. Qytetaret thonë se e bëjnë pagesën tek adoleshentet e te miturit, here per t'i ardhur ne ndihme atyre e here te tjera nga frika, se nese nuk paguajnë, mund ta gjejnë makinën te gërvishtur. Kjo forme jashtë ligjit apo rregullit, e parkimit te makinave ne kryeqytet është një tjetër prove, se territori, jo vetëm nuk kontrollohet nga ndërtimet pa leje por, as nga grabitësit e vegjël te hapësirave publike, qe jane kthyer ne makthin e çdo drejtuesi automjeti.

Free Traffic Exchange