Sot dita pa makina, nisma nuk respektohet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk kane mjaftuar as lajmërimet ne pikat hyrëse te qytetit per Ditën Ndërkombëtare pa makina, per t'i shtyre kryeqytetasit t'i mbyllin automjetet e tyre te pakten per sot. Edhe pse e diel, dhjetëra makina ka pasur ne qarkullim ne rrugët e Tiranës. Ndërsa kjo eshte pamja ne qytete te tjera te botes, ku dita pa makina eshte respektuar ne mase nga banoret. Madje edhe ne qytete si Xhakarta e Indonezisë, qytetaret kane preferuar te ecin me biçikleta. Megjithatë, ftesës sone per te lene makinën, e per te lëvizur me mjete te tjera, ju përgjigj ambientalisti Ened Mato. Pas mbylljes se automjetit, Enedi vendosi te përdorte autobusin për te shkuar nga qendra deri ne kombinat. Ne rastin me te mire autobusi pritet 10 minuta ne stacion. Per shkak te investimit se fundmi ne kete linje gjendja e autobusëve ishte shume e mire. Vendet e pakta na detyruan te qëndronim ne kembe, ndersa ndalesat ne stacione ishin disa minuteshe ne pritje te pasagjereve. Edhe pse dite e diel pa trafik, per asnjë moment nuk ecëm me shume se me 30 km ne ore. Deri ne zbritjen tone ne Kombinat u deshën 25 minuta, ndërsa vete pasagjerët na pohuan se ne trafik mund te duhen edhe 40 minuta. E lame autobusin per te provuar biçikletën. Lëvizje me e shpejte dhe me e mire edhe per shëndetin. Përgjatë rrugës "Myslym Shyri" Enedit iu desh te ecte mes makinave per shkak te parkimeve dyshe. Kjo është vetem nje nga dhjetëra rruget ne Tiranë, ku mungon korsia e dedikuar per biçikletat. Ne nje tille te sapo ndërtuar sigurisht ecja është me e lehte. E meqenëse edhe te ecësh ne këmbë është shume e shëndetshme provuam edhe këtë lëvizje. Por nje pjese e semaforëve nuk funksionin, duke i kthyer vizat e bardha te pavlefshme. Makinat kalonin nga te dyja senset pa respektuar kalimtaret. Megjithatë edhe pse lëvizja pa makina ne Tirane, nuk eshte respektuar drejtuesit e pushtetit qendror dhe vendor, kane zhvilluar aktivitetet e rastit, duke premtuar me shume lehtësira ne qarkullimin kryeqytetas.