Shërohesh edhe pa antibiotik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 433

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vogëlush vetëm 6 muajsh është sjelle nga nena e tij tek mjeku pediatër. Temperature 38 grade celsius dhe kolle, janë shqetësimet e bebit. Simptomat bëjnë qe pediatri Gezim Gjata te kryeje një kontroll te imtesishem te fëmijës. Por, pas përfundimit te vizitës disa minuteshe dhe konkluzionit se Enesi 6 muajsh ka një infeksion te rrugëve te frymëmarrjes, për habi mjeku, nuk i rekomandon nenës përdorimin e antibiotikeve. Por, ndryshe nga sa vepron pediatri Gjata, antibiotiket janë padiskutim medikamenti me i rekomanduar ne tërësi nga mjeket ne vend. Temperatura duket se mund te ulet vetëm me një ilaç te tille. Por përveç rekomandimit qe bëjnë vete mjeket, ajo çka e bën edhe me shqetësuese është blerja lehtësisht e antibiotikeve pa një recete ne farmaci. Një fenomen qe pediatri Gjata e quan mjaft te dëmshëm për jetën e secilit prej nesh. Ne fund mesazhi i Gjatës është farë i thjeshtë: Mund të kurohesh dhe pa nevojën e antibiotikut, që ka efekte të rënda anësorë në shëndet sidomos të foshnjat.