Prishja e ndërtimeve pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
As zona muzeale ne Lezhe nuk i ka shpëtuar ndërtimeve pa leje. Objekte luksoze, banesa disakatëshe dhe biznese janë ndërtuar përreth kalasë dhe vendit ku ndodhet varri i heroit kombëtar Skenderbeut. Bashkia e Lezhës deklaron se ka nisur evidentimin për prishjen e objekteve pa leje qe ne te gjithë qytetin deri tani janë konstatuar 23 te tilla. Kryetari i Bashkisë, Viktor Tushaj, pohon se ndërtimet janë kryer ne periudha te ndryshme, por pushteti vendor sipas tij është i pafuqishëm për te ndërhyre i vetëm. Drejtuesit vendore te Lezhës po vijon verifikimet e ndërtimeve pa leje ndërsa shprehen te gatshëm për te bashkëpunuar me institucionet e tjera. Për 23 objektet e evidentuara ne qytetin e Lezhës përfshi dhe ata brenda zonës muzeale, bashkia ka dërguar pranë familjeve njoftimin për prishje. Ndërkohë ne kuadër te qarkores se prokurorit te përgjithshëm për ndërtimet e paligjshme edhe policia e Shkodrës nen drejtimin e prokurorisë se këtij qyteti ka bllokuar 9 objekte pa leje dhe janë regjistruar procedime penale për pronaret e tyre. Aksioni për verifikimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje është shtrire ne te gjitha njësite vendore tashme edhe ne bashkëpunim me pushtetin qendror, policinë dhe Prokurorinë.