Pro dhe Kundër Kodit Etik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e kryeministrit Edi Rama, zbardhi të mërkurën Kodin Etik prej 41 nenesh që sanksionon punën e ministrave ne qeverinë e tij dhe ndryshon mënyrën e komunikimit të ministrave të rinj me publikun dhe mediat. Ajo që ra në sy nga ky kod ishte ndalimi i çdo ministri, për të thënë mendimin e tij nëse është kundër një vendimi qeverie apo dhe prononcimet për mediat pa u marre ma pare pëlqimi nga zyra e komunikimit pranë Kryeministrise. Nen analizën e Preç Zogaj, njëkohësisht dhe njeri i lidhur me politiken e me median ne këtë rast termi "kod" bie. Kjo sepse një kod etike nuk mund te ketë ne brendi masa disiplinore. Madje Zogaj e sheh atë si institucion e kontrolli duke iu referuar paralajmërimit për shkarkim te ministrit. Me e prekur ne fund duket vete media. Sipas kryetarit te unionit te gazetarit Aleksander Çipa, ky kod censuron te drejtën e informimit për gazetaret.