Debate në mbledhjen e grupit të PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e grupit parlamentar te partisë Demokratike për caktimin e përfaqësuesve te PD-së ne komisionet kuvendore ka regjistruar nje tjetër përplasje mes kryetarit te PD Lulzim Basha dhe Sokoll Olldashit, njeriut qe garoi përballë tij ne garen per postin e pasardhësit te Sali Berishës. Kjo është mosmarrëveshja e dyte gjate këtij muaji pas kritikave qe Olldashi beri per procedurën e zgjedhjes se kreut te grupit parlamentar. Kete here Sokoll Olldashi u shpreh kundër propozimit te kryetarit Basha per caktimin e ish-ministrit te Inovacionit Genc Pollo ne krye te komisionit te Medias, duke u shprehur se ka te tjere qe e meritojnë me shume kete vend dhe duke propozuar Mesila Doden. Ndersa kane kaluar pa debate dy kryetaret e tjere te komisioneve kuvendore, qe do te drejtohen nga opozita: ish-ministrja Majlinda Bregu u caktua tek Integrimi dhe Albana Vokshi tek Shëndetësia. Ndërkohë qe ne postet e nënkryetarëve te komisioneve jane caktuar Oerd Bylykbashi tek Ligjet, Sherefedin Shehu tek Ekonomia, Aldo Bumçi tek komisioni i Jashtem, Flamur Noka tek komisioni i Sigurisë dhe Genc Ruli tek Veprimtaria. Vete kryetari i PD, Lulzim Basha ne përfundim te mbledhjes se grupit ka sqaruar se pjese e mbledhjes kane qene edhe zhvillimet politike te dites dhe sjellja e qeverise se re ne 4 ditët e para. "Kemi diskutuar për zhvillimet aspak premtuese të 4 ditëve të para të qeverisë së re dhe Kryeministrit Rama, karakterizuar po kështu nga një mungesë e thellë transparence midis asaj çfarë thuhet, po nuk thuhet dhe asaj çfarë bëhet dhe natyrisht qëndrimet në vazhdimësi të Grupit Parlamentar dhe të Partisë Demokratike në tërësi, me këtë realitet aspak premtues, në këtë fillim të mbrapshtë të mbarsur me konfliktualitet, frymë përçarëse dhe urrejtje ndaj opozitës". Te premten pritet te mblidhet konferenca e kryetareve, e cila do te miratoje kalendarin trejavor te punimeve te kuvendit, dhe javën tjetër pas miratimit ne seance te përbërjes se komisioneve pritet qe kuvendi te filloje nga puna me kapacitet te plote.