Korçë, shkolla e Ravonikut në rikonstruksion - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çuditë e mësimdhënies në vendin tonë nuk kanë të sosur. Shkolla e fshatit Ravonik ne Korçe duhet të priste nxënësit në ditën e parë të mësimit, por ambientet e kësaj godine në vend të fëmijëve, bankave dhe librave, janë të mbushura me llac, skela dhe muratorë. 200 nxënës, janë të detyruar që të udhëtojnë përditë drejt një fshati tjetër, ndërsa edhe atje mësimi zhvillohet me turne. Kurse 35 fëmijë të sistemit parashkollor janë sistemuar në një ambient të ngushtë dhe krejt të papërshtatshëm. Prindërit janë të shqetësuar për vazhdimësinë e shkollës për fëmijët e tyre, pasi me afrimin e dimrit vështirësitë e tyre shtohen. Komuna Drenovë ofron të vetmen ndihmë për fëmijët vënien ne dispozicion të autobusëve për dërgimin e fëmijëve në shkollë.

Free Traffic Exchange