Frika e kote nga 20 lekëshi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka më shumë se dy javë që dyqane të vogla dhe të mëdha nuk pranojnë të marrin nga klientët e tyre monedhën me vlerë 20 lekë. Të gjitha këto pika shitjeje shprehen se kanë informacione se kjo monedhë është false. Ka ne mjaftuar titujt ne shtypin e shkruar për monedha false qe kane ngjyre tjeter, dhe shitësit kane gjetur zgjidhjen me te sigurte: Nuk pranojnë me monedhën 20 lekeshe. Kështu ka ndodhur kur klientet kane shkuar për të blerë në supermarket. Por duket se kjo frike është e kote. Policia zyrtarisht konfirmon se nuk ka pasur asnjë denoncim për monedha false dhe as sinjalizim nga Banka e Shqipërisë, siç funksionon ne te tilla raste. Por kjo situate ka një shpjegim tjetër. Banka Qendrore qe prej datës 25 qershor ka hedhur në qarkullim një set të ri monedhash të kësaj vlere. Por ato nuk janë false, thjesht ndryshon ngjyra që është më e theksuar dhe trashësia e anëve të 20 lekëshit. Banka shprehet se që prej vitit 1992 dhe deri tani prerja e monedhës 20 lekë nuk ka patur asnjë rast falsifikimi. Zgjerimi i konturit rrethues i jep mundësi për më tepër kontrast dhe ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së saj. Nga ana tjetër ajo sqaron se deri tani nuk ka kontestime si nga bankat e nivelit të dytë ashtu dhe nga posta shqiptare. I njëjti eksperiment ndodhi edhe në vitin 2011 me monedhën 5 lekë, rast që kaloi pa asnjë problem. Ne fakt falsifikimi I monedhave si 20 lekeshi shihet si i vështire, pasi kosto mund te jete me e larte se vlera e monedhës.