http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është takuar në Tirane me presidentin maqedonas George Ivanov, të cilit i shprehu shqetësim në emër të qeverise shqiptare, për situatën në të cilën ndodhen shqiptaret në vendin fqinj.Marrëveshja e Ohrit, e cila në 13 gusht shënoi 12-vjetorin e nënshkrimit, i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 mes shqiptareve dhe maqedonasve, duke garantuar një marrëdhënie të re nëse zbatimi i saj do të ishte i plotë.Por kryeministri Rama, ndonëse nuk përmendi specifikisht paktin e Ohrit, nënvizoi se Tirana zyrtare është e shqetësuar për zbatimin e marrëveshjeve që sanksionojnë të drejtat e shqiptarëve në shtetin fqinj. Rama tha më tej se edhe Shqipëria do të japë më shumë hapësira për pakicat maqedonase në vendin tonëe. Ndërsa presidenti Ivanov kërkoi vendosjen e marrëdhënieve të reja mes dy vendeve. Shqiptarët e Maqedonisë janë ende shumë të pakënaqur nga pala maqedonase për mungesën e zbatimit të Marrëveshjes se Ohrit. Edhe pse Partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, është pjesë e qeverisjes, përfaqësimi i shqiptarëve në administratë ka qenë i pakët, ndërsa nuk janë respektuar ligji për gjuhën dhe flamurin.Në këtë pike, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria mbetet e interesuar në atë çka shteti maqedonas do bëjë.Deklarata e përbashkët, e para dalje në kryeministri, u zhvillua në një nga korridoret e Këshillit të Ministrave dhe jo në vendin ku Berisha ka zhvilluar konferencat e tij për 8 vitet e kaluara.