http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fëmijët e shkollës 9-vjeçare në Torovicë të Lezhës, janë të detyruar që të bëjnë mësim në të njëjtat ambiente ku përditë vizitohen apo bëjnë injeksione banorët e zonës. Prej disa vitesh, nxënës të disa klasave janë sistemuar nga autoritetet lokale në Qendrën Shëndetësore të zonës, pasi ambientet e shkollës ekzistuese janë të shkatërruara.Por, edhe këtu kushtet nuk janë më të mira. Dhomat e Qendrës Shëndetësore të kthyera në klasa, janë të ndotura. Muret janë gjithë lagështi, mungon energjia elektrike dhe çdo kusht tjetër për zhvillimin normal të mësimit. Drejtoresha e shkollës së Torovicës thotë se ndihet e dorëzuar përpara një situate të tillë, ndërsa propozimi i saj edhe pse përsëritet vit pas viti, nuk merret parasysh prej askujt.I kontaktuar nga Vizion Plus, kreu i komunës Balldre Zef Doci e pranoi si shqetësuese gjendjen aktuale, ndërsa shtoi se projektet e komunës për ndërtimin e një shkolle të re nuk kanë marrë akoma një zgjidhje nga ministria e Arsimit.