Ne Shqipëri makina 12-vjeçare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë me qindra ose me mijëra aksidente qe ndodhin ne rrugët e Shqipërisë, ne një vit. Ne pothuajse te gjitha rastet, thuhet, se shkaku është manovrimi i gabuar i shoferit, shpejtësia e madhe apo rruga e keqe. Por pak kush, merr ne konsiderate faktin se mosha mesatare e automjeteve, qe qarkullojnë ne rrugët tona, është mbi 12 vjet, qe janë te mjaftueshme, për te krijuar shqetësim, për gjendjen e sigurinë e makinës, qe do te thotë te jetës. Përfaqësues te shoqatës se koncesionareve te automjeteve thonë, se pas disa politikave lehtësuese fiskale ne drejtim te importit, numri i makinave te përdorura, qe hyjnë ne Shqipëri, gjate një viti ka arritur ne rreth 40 mije, një shifër kjo sa katërfishi i automjeteve qe hynin tre vjet me pare. Këto politika, ne dukje favorizuese për konsumatorin, ne fakt po krijojnë efekt te kundërt, pasi ne shume raste ekspertet e sigurisë rrugore kane konstatuar, pas aksidentit se makina ka qene jashtë kushteve teknike, për shkak edhe te viteve te konsumit. Ndaj avantazhi kryesor i një makine te re, është mbi te gjitha siguria për jetën. Kjo situate po ndikon ne tregun e makinave te reja, dhe koncesionaret e përkufizojnë këtë vit, si me te keqin e kohëve te fundit, jo vetëm për nga rënia e sasisë se automjeteve te shitura, por edhe efektiviteti i këtij tregu.

Free Traffic Exchange