https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Ndalohen "Mbeturinat" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë metër kub plehra nuk do te lejohet me te importohet ne Shqipëri. Ky është thelbi i vendimit te marre ditën e hëne nga qeveria "Rama". Ndërsa detajet e këtij ligji i zbulon per Vizion Plus ministri i ri i mjedisit Lefter Koka. Ligji i miratuar ne kuvendin e Shqipërisë vetëm më votat e mazhorancës së shkuar, u kundërshtua fort nga shoqëria civile. Këta të fundit të organizuar në aleancën kundër importit të plehrave mblodhën 60 mijë firma të nevojshme për ti hapur rrugë referendumit popullor, i cili u caktua për datën 22 dhjetor nga presidenti i republikës. Vetëm pak javë para largimit, qeveria e Berishës, mori vendim për importimin e 2600 tone mbeturinave për qëllime riciklimi. Sipas të dhënave nga Ministria e Mjedisit, në vendin tonë gjatë vitit të fundit janë importuar 23 mijë ton mbetje dhe janë eksportuar 70 mijë ton. Për ekspertët kjo sasi është e mjaftueshme që industria ricikluese të zhvillojë aktivitetin e tyre me lëndën vendase. Te kontaktuar nga Vizion Plus përfaqësues te shoqatës se ricikluesve te Shqipërisë, te cilët kane përfituar deri tani nga ligji ne fuqi deklarojnë se nuk kane ende nje qëndrim zyrtar.