Rama-Barroso, detyrat nga BE-ja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria mund ta marre ne dhjetor statusin e vendit kandidat, por theksi duhet vene te sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Kështu është shprehur kreu i Komisionit Evropian Hose Manuel BarroSo ne konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama ne Bruksel. Zyrtari i larte i BE-së tha se ne progres raportin e muajit tetor, do te evidentohen reformat e kryera nga Shqipëria, por edhe ato qe pritet te shihen. "Mund te them se Shqipëria mund te marre statusin e vendit kandidat këtë vit. Por kjo kërkon disa pune. Shqipëria ka ndërmarrë reformat ne sistemin e drejtësisë dhe administratën publike. Me bashkëpunimin qeveri-opozite është realizuar dhe reforma parlamentare. Fakti qe zgjedhjet e qershorit, u konsideruan te lira dhe te ndershme është shume i rendesishem. Ne progres-raportin per muajin tetor ne do t'i raportojmë keto hapa. Do te marrim gjithashtu ne konsiderate edhe hapat e mëtejshëm sidomos ne luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, duke përfshirë dhe hetimet efikase. Per këtë kemi marre premtimin e kryeministrit dhe ne e inkurajojmë qeverinë te investoje ne këtë drejtim. Vendet anëtare, dhe komisioni po ju vëzhgojnë". Ndersa kryeministri Rama deklaroi se objektivi real i Shqipërisë, krahas statusit te vendit kandidat është hapja e negociatave per anëtarësim me BE-në. "Zgjedhjet e qershorit ishin te tilla edhe per shkak te thirrjeve tuaja sistematike per te mbajtur nje proces ku vendos populli. Detyrat qe jane përcaktuar prej jush janë plotësisht te arritshme. Ne biem dakord për te marre fillimisht statusin e kandidatit dhe me pas negociatat per anëtarësim. Ne duhet ta meritojmë përgjigjen pozitive nga ju, dhe ajo duhet te bazohet nga rezultatet tona". Pas takimit me Barrozon, kryeministri i Shqipërisë mban takime te shkurtra dhe me eurokomisioneri Fyle dhe presidentin e BE-së Herman Van Rompui, te cileve u përcjell mesazhin se Shqipëria do te përmbushë reformat e kërkuara nga unioni. Me heret, Rama u takua me shefin e NATO-s Rasmusen. Ky i fundit vlerësoi rolin e Shqipërisë per paqen dhe stabilitetin ne rajon.

Free Traffic Exchange