Të ushtrohesh përmes argëtimit me joga dhe zumba - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Doreada Mio, nuk ka shume kohe qe merret me joga, por ajo tregon se nuk ben dot pa te. Profesioni i gazetares, nuk e lejon Aden te shkeputet nga kompjuteri apo te ushtroje aktivitet fizik, ndaj dhe zgjedhja e joges per te ishte e lehte. Relaksi mendor, permes impenjimit fizik qe te ofron joga, ka bere, qe Ada se paku 3 here ne jave te frekuentoje kete lloj fizkulture, apo ushtrimet e mesuara, t'i praktikoje edhe ne kushtet e shtëpisë. Profesor Kujtimi, nje nga te paret instruktore te joges ne Shqipëri, na tregon se kjo kulture ka hyre vendin tone qe ne fillim te viteve '90 por ne ate kohe shume pak njerez e njihnin, madje pjesa me e madhe e klientëve te tij ishin te huaj. Ndersa sot, pas me shume se 20 vjetësh duket se shqiptaret jane ndërgjegjësuar per ate çka te ofron joga. Ndryshe nga ato persona qe permes nje aktiviteti fizik, synojne ekuilibrin e brendshëm dhe qe preferojnë jogan, karakteret me energjike e te hedhur, kane zgjedhur te ushtrohen me zumba. Zumba eshte nje kercim aerobik, aktivitet qe djeg kalori me shume se çdolloj fitnesi tjetër, te stimulon, te shkarkon, por sigurisht edhe te mëson lloje te ndryshme kërcimi si salsa, samba, apo hip hop. Nese joga rekomandohet per çdo moshe e te dyja gjinitë, zumben e zgjedhin me shume femrat. Nese jeni te dyzuar mes zgjedhjes se joges apo zumbas, ka nje pergjigje per pikëpyetjet tuaja: "N.q.s. do te duhej te zgjidhnim, mire është t'i alternojmë te dyja..."

Free Traffic Exchange