Ndryshon ceremoniali zyrtar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ndryshon ceremonialin zyrtar duke zëvendësuar foton e Presidentit të Republikës me atë të Ismail Qemalit. Vendimi i marrë në mbledhjen e parë të qeverisë Rama në fakt ishte paralajmëruar prej tij muaj më parë. Historiani dhe politikani Pellumb Xhufi thotë se kjo është rrjedhojë e mënyrës sesi politika është sjellë ndaj krerëve të shtetit në këto vite. Vendosja e fotos së kreut të shtetit në zyrat e administratës parashikohet nga ceremoniali zyrtar i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në kapitullin e tretë i cili flet për simbolet e republikës, dhe mund të ndryshohet me vendim qeverie pa pasur nevojë për ndërhyrje ligjore. Sipas përcaktimit që bën ceremoniali, tashmë në të gjitha "Zyrat e administratës publike duke filluar nga niveli drejtor drejtorie, deri tek titullarët e dikastereve dhe ne përfaqësitë diplomatike shqiptare jashtë shtetit është e detyrueshme te vendoset portreti i Ismail Qemalit ». Institucionet e vendit kane mbajtur nder vite figura te personaliteteve te ndryshme. Ne kohen e mbretit Zog, fotografia e tij ishte e pranishme ne te gjitha zyrat e shtetit, me vone në kohën e komunizimit ishte foto e diktatorit Enver Hoxha. Pas viteve '90 qeveritë vendosën të mbajnë në zyrat e shtetit foton e Presidentit të Republikës. Bota njeh praktika të ndryshme, disa prej të cilave mbajnë foton e Presidentit ndërsa të tjera mbajnë një figurë kombëtare, siç është rasti i Turqisë ku në zyrat e shtetit vijon të mbahet foto e Qemal Ataturkut.

Free Traffic Exchange