Si u bë kalimi i pushtetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministri i Punes Spiro Ksera ishte i vetmi anëtar i kabinetit Berisha i cili organizoi një ceremoni publike për ti dorëzuar detyrën ministrit socialist Erjon Veliaj. Para stafit te ministrisë Veliaj artikuloi edhe premtimet e para si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinise. Pjesa më e madhe e ish-ministrave të djathtë kanë preferuar që takimet me pasardhësit ti zhvillojnë pa praninë e medias. Ish-kreu i kulturës Visar Zhiti priti në mëngjes pasardhësen Mirela Kumbaro, ministrat Olldashi e Mediu zhvilluan takime me pasuesit menjëherë, pas betimit të qeverisë Rama mbrëmjen e se dielës, ndërkohë që Ruli e Bregu, i kanë zhvilluar me herët takimet me pasardhësit e rinj për t'i njohur me problematiken e dikastereve, që drejtojnë. Edhe ish-ministrja Bregu kishte përgatitur ceremoni për dorëzimin e detyrës, por për shkak te udhëtimit drejt Brukselit te Ministres Klajda Gjosha, Bregu se bashku me dosjet e punës i ka lëne një letër pasardhëses. "Do te kesh dite te vështira e dite te mira, por jam e bindur, se secila prej tyre do t'ia vleje, nëse shkurton kohen, drejt përmbushjes se ëndrrës se pare demokratike te shqiptareve e duam Shqipërinë si gjithë Europa",thuhet nder te tjera ne tekst. Ceremonitë e dorëzimit te detyrës nuk janë rregulluar me ndonjë urdhër te posaçme, por me se shumti, janë organizuar ne baze te marrëdhënieve personale mes atyre, qe u larguan dhe te tjerëve qe hynë sot neper zyra. Një pjese e ministrave demokrate kane preferuar te shmangin takimet me pasardhësit dhe drejtuesi i financave Cani, ajo e mbrojtjes Kodheli, e arsimit, Nikolli, i drejtësisë Naço, i brendshëm Tahiri, i shëndetësisë Beqja janë pritur ne ditën e pare te punës nga sekretaret e përgjithshëm te ministrive, ose nga shefat e kabinetit. Ndërkaq era e ndryshimit ka filluar te fryje edhe ne selinë e kryeministrisë, dhe përveç ndryshimit te faqes zyrtare te Këshillit te Ministrave po ndryshon edhe oborri i selisë se qeverise ku po hiqet muri rrethues i vendosur qe ne kohen kur kryeministër ishte Fatos Nano.