http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lamtumire pushime, shkolla filloi! Per 600 mije nxënës te arsimit parauniversitar e hena e 16 shatorit shënoi nisjen e vitit te ri shkollor. Me shume se sa nje dite mësimi kjo e hene per nxënësit ishte ambientim me klasën, mësueset dhe ritakim mes shokësh. Me te rinjtë dhe me te vegjlit janë nxënësit e klasës se pare. Por, ndryshe nga koncepti i dikurshëm qe abc-ja mësohet ne klase te pare, kjo nuk ndodh me te paktën, per ata fëmijë qe ndjekin arsimin parashkollor. Amelia dhe Laura, dy nga nxenest me te reja te shkollës "Misto Mame" ne Tirane, tregojnë per librat, çantën e sigurisht dhe përshtypjen per mësueset. Por vetëm nje kilometër me larg, ne shkollën 9-vjeçare, "Barjam Curri" ne Allias është nje tjeter realitet. 60% e nxënësve ne kete shkolle jane te komunitetit rom. Ndersa ne klase te pare gjejmë jo vetëm nxënës qe nuk dine te shkruajnë dhe lexojnë, por disa vjet me te mëdhenj nga 6-vjetarët e tjerë. Greisi është 11 vjeç ndërsa Esmeralda 8 vjeç, sot kane filluar klasën e pare. Mësuesit tregojnë se pjesa me e madhe e nxënësve rome e braktisin shkollën qe ne muajt e pare. Për ketë arsye këta fëmijë mbeten analfabete. Kete vit shkollor ne te gjithë vendin filluan klasën e pare 38 mije fëmijë. Ndersa shkollat 9-vjeçare dhe te mesme ky vit i gjen me mbingarkesa. Ne pjesën me te madhe te shkollave te Tiranë, por jo vetëm, mësimi do te zhvillohet me turne. Ky vit shkollor perkon dhe me nisjen e punes nga ministrja e re e Arsimit Lindita Nikolla, e cila premtoi ndarjen e shkolles nga politika.