Abetarja më e vjetër në Arkivin e shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E njohur si Abetarja e Zymit, ajo ka 80 faqe, 33 germa e tinguj, duke e bere abc-në me te vjetër qe ne ruajmë sot. Abetarja i perket gjysmes se dyte te shekullit te 19-të, eshte e realizuar me germa latine dhe ne nje material shpjegues qe shoqëron abetaren e shaptilografuar, zbulohet se ajo i është dhuruar Lumo Skendos nga profesor Luigj Shala, i cili e gjeti ne Prizren ne 20 maj te vitit 1900. Por çfare rëndësie ka kjo abetare e vjetër? Sipas specialisteve, ne rrethanat e sundimit osman, ky tekst ka vlere si një nder abetaret e para te shqipes ne Kosove. Paralelisht me kete dokument te hershem, ne Arkivin e shtetit ruhen edhe dhjetëra abetare te tjera te përgatitura enkas per mësonjëtoret e para. E tille eshte kjo ketu, qe mban parathënien e Naim Frasherit, apo kjo tjetra e Lef Nosit, e shtypur ne Manastir, ne vitin 1911, tre vjet pas kongresit qe u be ne këtë qytet, i cili përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe.

Free Traffic Exchange