http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet për Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik te kryeqytetit, te drejtuar nga Florenc Hoxha. Inspektoret e këtij institucioni akuzohen për neglizhence ndaj ligjit, pasi dyshohet se nuk kane vepruar ne te paktën katër raste për te mos lejuar ngritjen e objekteve pa leje. Vendimi i organit te akuzës vjen vetëm pak dite pas qarkores se lëshuar nga kryeprokurori Adriatik Llala, i cili u kërkoi vartësve qe te procedonin çdo nëpunës lokal apo qendror i cili ka lejuar masakrën urbane, duke shkelur ligjin e duke mos kryer detyrën. Por ndërsa prokuroria po kryen verifikime, Inspektorati Ndërtimor i Tiranës ka dorëzuar këtë te hëne 7 kallëzimet e para penale, për qytetare e subjekte qe kane ndërtuar pa leje. Ato janë kryesisht shtesa katesh si dhe hapje themelesh. Ndërkohë burime zyrtare nga prokuroria e përgjithshme bëjnë te ditur se po procedohen penalisht edhe inspektore e nëpunës te tjerë ne rrethe. Konkretisht ne Elbasani, Korça dhe Fieri me gjithsej 7 raste ndërtimesh pa leje. Për vitin 2013 ne te gjithë vendin janë depozituar ne prokurori 223 kallëzime, te cilat kane si objekt ndërtimet pa leje, nga te cilat vetëm 36 janë bere nga inspektoratet ndërsa pjesa tjetër nga qytetaret. Ndërsa ne faqen e hapur nga partia socialiste Stop Rrenimit.Com numri i denoncimeve për këto objekte ne gjithë vendin ka arritur mbi 700.