http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E hene, shi dhe mbi te gjitha dita e pare e shkollës. Nje trinom i përkryer per t'i dhene Tiranës kete pamje. Nuk ka pasur asnje aks rrugor ne kryeqytet qe te mos jete paralizuar qe ne oret e para te mëngjesit per shkak te fluksit te madh te automjeteve. Eshte nje skene qe përsëritet çdo fillim viti shkollor ne Tiranë, por kete here ju shtuan edhe reshjet e shiut qe renduan me shume gjendjen. Pavarësisht angazhimit te policisë rrugore ne kryqëzimet problematike, serish trafiku ka qene i pamenaxhueshem. Madje edhe vete makinat e patrullimit te policisë rrugore kane mbetur ne trafik. Për drejtuesit e automjeteve kjo dite është përshkruar kështu. As rrugicat mes pallateve nuk kane qene zgjidhja e duhur. Edhe ata qe kane shfrytëzuar transportin publik, nuk kane pasur me shume fat, duke nisur qe nga shoferet e unazës. Unaza ka qene segmenti me i ngarkuar kete te hene ne Tiranë. Por edhe pse trafiku është kthyer ne stresin e kryeqytetasve ende nuk eshte gjetur zgjidhja e duhur per ta disiplinuar.