Celulari i ri... Sa shtrenjte - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Telefonat celulare evoluojnë me ritme te shpejta, e po kaq shpejt ecën dhe konsumi i tyre. Por te kesh modelin e fundit te një celulari te mençur, ka jo pak kosto për qytetarin. Irena Malolli, me profesion Inxhiniere Elektronike, ka koleksionuar bashke me bashkëshortin telefonat qe nga vitin 1995. Ajo tregon se si është zhvilluar teknologjia, nga telefoni me antene te celulari i mençur. Malolli thekson se ndonëse këto mjete komunikimi janë te kushtueshme, ato dalin shpejt nga moda. Sot, kostoja e një modeli te fundit celulari varion nga 400-900 mije leke. Por ky çmim nuk i pengon te rinjtë shqiptare, ndonëse shume pak prej tyre e përdorin celularin për pune. Për këto celulare te mençur mund te shpenzosh nëse puna ta kërkon një te tille. Por nëse telefonin e përdor vetëm për te folur apo për Facebook, a ia vlen një kosto e tille?

Free Traffic Exchange