Skulptura monumentale, e dobët dhe me defekte - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto dy imazhe me kontrast te forte, i përkasin Tiranës dhe nje kryeqyteti europian! Mungesa e skulpturave monumentale është konstatimi i pare i kujtdo qe shëtit kryeqytetin tone. Por, ajo çka ka ndryshuar pas 100-Vjetorit te Pavarësisë, me shtimin e disa veprave te tilla, është diskutimi mbi cilësinë e tyre. Maks Velo, jo vetëm artist por edhe skulptor qe ka nje koleksion te tere me fotografi te shkrepura ne mbare boten, me imazhe veprash monumentale, është kritik ndaj asaj çka sot te ofron Tirana e kësaj panorame. E bashke me veprat qe u vendosen ne kryeqytet qe nga busti i Mbretit Zog e deri tek Shqiponja ne hyrje te Tiranës, Velo i cilëson si te dobëta edhe monumentet e personazheve historike qe janë vendosur rishtazi ne Elbasan. Nga ana tjetër, janë edhe keto buste! Ato qendrojne pas Galerisë Kombëtare prej disa vitesh, e jane ajo çka ka mbetur nga Tirana e monumenteve publike ideologjike te para viteve '90. Por, për Velon, ka pasur disa nga këto monumente te realizimit socialist, si rasti i këtij mozaiku ne ish-Pallatin e Pioniereve, te cilat nese nuk do te ishin shkatërruar do te përbenin nje trashëgimi unike te monumenteve publike qe kaq shume na mungojnë.

Free Traffic Exchange