http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca e se shtunës ku do te diskutohet dhe miratohet programi i qeverise Rama pritet te jete një prej seancave me te gjata te parlamentit. Tashme te 140 deputetet e Kuvendit, kane depozituar emrin ne sekretarinë e parlamentit, për te diskutuar rreth programit. Kryeministri i mandatuar, zv/ kryeministri dhe secili prej ministrave gjithashtu do te flasin ne seance. Sipas rregullores se kuvendit, neni 48 deputetet, kane te drejte te flasin deri ne 20 minuta,qe do te thotë se nëse do te shfrytëzohej nga te gjithë ne maksimum, do te merrte 46 ore kohe. Por megjithatë mësohet se jo te gjithë deputetet do te mbajnë fjalime 20 minuteshe; madje, nuk përjashtohet as mundësia qe një pjese e deputeteve te tërhiqen për te shpejtuar procedurën e votimit. Burime pranë grupit parlamentar te PS bëjnë te ditur se do te kërkohet qe seanca te vazhdoje pa ndërprerje deri ne orët e para te mëngjesit, te se dielës, edhe pse opozita pret qe debati te shtrihet ne dy dite. Ndryshe nga 8 vjet me pare, kur qeveria Berisha 1, u përball me 700 pyetje, ne sekretarinë e Kuvendit për qeverinë Rama, është depozituar vetëm një pyetje, nga deputeti socialist i qarkut te beratit, Eduard Bejko. Opozita thotë se refuzon te kërkoje shpjegime te mëtejshme me pretendimin, se kryeministri i mandatuar Rama nuk ka një program te mirëfillte. Ne vijim te kësaj, mungesa e programit do te jete argumenti kryesor i demokrateve, dhe çështjet ku do te përqendrohet debati do te jene, shërbimi shëndetësor falas, legalizimet falas, taksa progresive si dhe lufta ndaj korrupsionit. Është menduar qe ish-ministrat demokrate te vihen përballë ministrave te rinj, për te kritikuar, politikat për çdo dikaster, duke qene se njohin sektorët, qe kane drejtuar për vite me radhe. Megjithatë për te detajuar strategjinë parlamentare, 1 ore para zhvillimit te seancës, ne orën 9 te mëngjesit, PD do te mbledhë grupin parlamentar, ndërkohe qe Partia Socialiste, e ka përcaktuar tashme qëndrimin e saj. Pas votëbesimit ne parlament Qeveria Rama pritet te betohet tek Presidenti i Republikës, për te marre ne ketë mënyre zyrtarisht detyrën e qeverisjes 4 vjeçare te vendit.