http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i mandatuar i Shqipërisë, por ende i pavotuar në Parlament Edi Rama, ka kryer në Kosovë, vizitën e parë jashtë vendit. ne nje ceremonial te detajuar ai u prit nga homologu Hashim Thaçi. Kreu i qeverisë së ardhshme të Shqipërisë tha se është rënë dakord që në nëntor të bëhet mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive. Qëllimi është bashkëqeverisja strategjike dhe projekteve dypalëshe. Një ndër projektet e bllokuara, për të cilët ka patur akuza të forta në media më herët se u bllokua për interesa të caktuara në Tiranën zyrtare, është ai për linjën e interkonjeksionit që lidh 2 shtetet. Kryeministri Thaçi e ka ngritur këtë shqetësim, që në takimin e parë me Ramën. Linja e interkonjeksionit është parashikuar të lidhë dy vendet, për të siguruar shkëmbim të energjisë elektrike. Ajo shton kapacitetet e transmetimit për të eksportuar energji në tregun rajonal dhe në vende të tjera. Kërkesa e dytë në fushën ekonomike, adresuar tek qeveria e re e majtë është përfshirja dhe përfitimi i Kosovës nga projekti i gazsjellësit TAP që kalon përmes Shqipërisë. Sipas marrëveshjes, Shqipëria do të përfitojë jo vetëm të ardhura nga kalimi i linjës në territorin e saj por edhe furnizim të popullatës me gaz me çmim të leverdisshëm. Kosova pritet të jetë një tjetër vend përfitues, duke siguruar lëndën për ngrohje me çmim të ulët.