http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
30 mijë persona i janë shtuar listës së gjatë të popullsisë që etiketohen të varfër ne këto 4 vjet. Në vitin 2008 INSTAT numëronte 370 mijë persona me te ardhura jo me shume se 5 mije leke ne muaj. Drejtorja e INSTAT, Ines Nurja e argumenton këtë rritje të varfërisë si efekt i krizës ekonomike ne vendet fqinje, qe prek emigrantet. Prefektura e cila ka përqindjen më të lartë varfërisë është Kukësi, ndërsa qytetet qe vuajnë me pak këtë fenomen janë Elbasani e Gjirokastra. Që prej vitit 2008 shqiptarët kanë rritur shpenzimet e tyre për konsum të mallrave të domosdoshëm dhe kanë ulur shpenzimet për produkte jo ushqimore. Kjo është hera e parë pas katër vjetësh qe INSTAT publikon nivelin e varfërisë, duke pranuar njëkohësisht edhe prekjen e Shqipërisë nga kriza.