Romët në Korçë, pa tekste - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katerina Kosturi është vetëm një prej 320 nxënësve të komunitetit rom që frekuentojnë shkollën "Naim Frashëri" në qytetin e Korçës. Ajo është në klasën e shtatë dhe renditet ndër nxënësit me rezultatet më të mira mes bashkëmoshatarëve. Tre ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, prindërit ende nuk kanë mundur t'i sigurojnë tekstet dhe materialet e nevojshme shkollore. Shkolla "Naim Frashëri" frekuentohet vetëm nga fëmijë të komunitetit rom. Pajisja e tyre me tekstet shkollore në bazë të një vendimi të këshillit të Ministrave të vitit 2003 duhet të bëhet falas, por këtë vit shkollor nuk ka ende një urdhëresë nga ministria e Arsimit për tekstet shkollore për këtë kategori fëmijësh. Drejtorja e shkollës 9-vjeçare thotë se nuk i ka tërhequr librat nga pika e shpërndarjes pasi edhe nga përvoja e viteve të kaluara prindërit romë nuk i blejnë tekstet shkollore. Ndërsa tregon mundësitë për pajisjen me tekste të 50 % të nxënësve. Vonesa në marrjen e rimbursimit për tekstet shkollore në vitet e kaluara dhe pamundësia ekonomike e prindërve rom ka bërë që ata të refuzojnë blerjen e librave për fëmijët.