http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te jesh mësues duket se nuk është me dëshire dhe pasion, por rastësi. Kështu po ndodh me këtë profesion qe po humb cilësinë dhe shkëlqimin qe ka pasur. Adela është studente ne Universitetin e Tiranës, ajo tregon se degën e Anglishtes përfundoi rastësisht. Kjo zgjedhje ishte nder alternativat e fundit ne formularin e aplikimit për shkollën e larte. Edhe pse u gjend ne këtë dege ajo nuk e preferon mësuesinë. Drejtues te fakulteteve te mësuesisë pohojnë se nivelin e ulet te studenteve dhe mësuesve te ardhshëm. Sipas tyre një nga proceset qe ka prekur cilësinë e universiteteve dhe veçanërisht degët e mësuesinë është matura shtetërore. Ish-ministri i arsimit Et`hem Ruka pohon se reforma ne arsim është sfida e socialisteve dhe ministres se re. Duke pranuar rënien e cilësisë se mësuesve ne shkolla, zoti Ruka deklaroi se puna duhet te filloje nga klasat e para. Është fakt, Universiteti sot nuk është me i paarritshëm edhe nga ata qe thjesht duan një diplome. E pasi e ke marre kartonin, nuk është e vështire te marrësh dhe provimin e shtetit i cili te jep te drejtën e ushtrimit te profesionit.