https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pushtimi i trotuareve nga shitësit ambulante ne kryeqytet vijon te jete nje nga fenomenet me shqetësues per banoret. Ky eshte imazhi i përditshëm, i rrugës " 5 Maji", ne hyrje te tregut te Medresesë, duke e kthyer kete zone ne nje nga akset per te renduara te Tiranës. Jo vetëm produktet ushqimore qe tregtohen krijojnë kete situate, por edhe dyqanet me veshje e aksesore te ndryshëm i nxjerrin mallrat e tyre jashtë, deri ne rruge, duke zene hapësira te mëdha. E duke qene se trotuaret jane kthyer ne "ferr" për kalimtaret, ata vete pohojnë se ndihen shpesh here te rrezikuar, duke ecur aty ku kalojnë edhe makinat. Me shqetësuese dhe e vështirë behet situata per prindërit qe detyrohen te zgjedhin rrugën per te lëvizur karrocat e fëmijëve. Dhe bashke me kaosin qe krijohet për shkak te tregtimit pa kriter, imazhi i nje ambienti te ndotur është gjithashtu pjese e përditshme e panoramës ne rrugën "5 Maji", pasi mbetjet e tregtareve lihen po aty.