http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria ka vijuar këtë te enjte hetimet për abuzimet me karburantet, duke thirrur për te dëshmuar te tjerë zyrtare te Drejtorisë se Metrologjisë. Gjate orëve te paradites është marre ne pyetje juristja e këtij institucioni, e cila ka shpjeguar se si ka vepruar zyra e saj ne vendosjen e masave administrative për ato subjekte, qe pas kontrollit, kane rezultuar me shkelje. Burime te prokurorisë thane se juristja i është referuar ligjit për metrologjinë, qe parashikon vetëm masa administrative për shkelje te tilla. Ndërkohë prokuroria ka thirrur per te dëshmuar edhe drejtoreshën e metrologjisë, Kozeta Mesiti, e cila pritet te merret ne pyetje përgjatë ditëve ne vijim. Ndërkohe këtë te enjte ka vijuar marrja ne pyetje edhe e inspektoreve si dhe e specialisteve te metrologjisë, te cilët po japin shpjegime për kontrollet e ushtruara dhe nëse kane vërejtur edhe me pare shkelje te kësaj natyre. Por marrja ne pyetje po ecën me ritme te ngadalta pasi shume prej tyre po përpiqen ta shtyjnë këtë proces duke nxjerre justifikime te ndryshme, madje duke dorëzuar edhe raporte mjekësore. Hetimi për abuzimin me karburantet nisi kryesisht nga prokuroria e Tiranës pas denoncimit te mediave, dhe zhurmës qe shkaktoi mos publikimi nga ana e drejtorisë se metrologjisë i emrave te subjekteve tregtare qe gjate kontrollit te muajve te fundit rezultuan se abuzonin me sasinë u shitej qytetareve. Aktualisht, hetimi i subjekteve te dyshuara është ne fazën e pyetjes ne cilësinë e personave qe kane dijeni për rrethanat e ngjarjes te zyrtareve te metrologjisë qe kane kryer kontrollin dhe kane vendosur vetëm masa administrative, ndërkohe qe sipas akuzës jemi përpara një vepre penale.