Ndërtimi i Xhamisë se Madhe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Xhamia e Madhe e Tiranës pritet te nise punimet brenda pak javësh, duke i dhëne kështu fund aludimeve se ajo është thjesht fasade për ndërtime te tjera brenda truallit te namazgjase. Kryetari i Komunitetit Musliman reagon për here te pare për kundërshtitë e nje grupi shoqatash ambientalistë, qe kane përfunduar deri ne dyert e Gjykatës. Me një gjuhe te ashpër Selim Muça deklaroi se pronari, ne ketë rast komuniteti mund te beje ç'te doje me token qe zotëron. Këtë te mërkure është zhvilluar edhe seanca e pare gjyqësore, mbi padinë e ambientalisteve qe kërkojnë shfuqizim te vendimit te KRT-se për lejen e ndërtimit te Xhamisë dhe Qendrave Tregtare. Gjyqi u shty për shkak te mungesës se eksperteve te KRT-se, ndërsa paditësit kane ngritur pretendime se ne truallin e namazgjase do ngrihen jo dy po katër qendra tregtare. Kreu i muslimaneve nuk ka mohuar ndërtimin e qendrave, por pa dhëne shume detaje ka sqaruar se ishte domosdoshmëri ngritja e tyre ne këmbim te kthimit te pronës. Xhamia e Madhe e Tiranës, si pamje është konceptuar, një ndërthurje mes traditës dhe modernes.

Free Traffic Exchange