http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kete vit duket se shqiptaret jane me te lumtur. Se paku, ky eshte rezultati i raportit per lumturinë ne bote per vitin 2013 i publikuar nga Universiteti i Kolumbias. Megjithatë nuk ka asgje per t'u gëzuar sepse mbetemi ne vendin e 62-të, pra ne fund te listes se vendeve me te lumtura ne bote, përkrah Angoles dhe Zimbabve. Nje vit me pare Shqipëria renditej ne vendin e 68-të. Danimarka eshte vendi qe i siguron me shume kushte shtetasve te vet per te qene te lumtur dhe pas saj renditen Norvegjia, Holanda dhe Suedia. Sipas raportit, ne krahasim me nje vit me pare, bota është me e lumtur por duket se ajo qe e ka prishur paksa balancën e vendeve te lindjes me pjesën tjetër te botes është situata ne Egjipt e Siri, por edhe kriza ne Eurozone. Ndryshe nga shtetet e lumtura, duket se ne renditje kane rene ndjeshëm shtetet e prekura nga kriza ekonomike si Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja. Pavarësisht se janë ekonomia e pare e botes SHBA-të qëndrojnë ne vendin e 17-të, pas Kanadasë, Australisë apo Emirateve te Bashkuara Arabe. Raporti per lumturinë ne bote publikohet çdo vit qe nga 1972 dhe bazohet mbi balancat ekonomike e politike te nje shteti, te cilat kane nje ndikim te drejtpërdrejtë ne jetën e qytetareve.