Ekspertet për shtimin e krimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroi i Tiranës Petrit Fusha ka urdhëruar praninë e prokurorit ne çdo ngjarje te rende apo aksident me pasoje vdekjen. Megjithëse kjo procedure është e sanksionuar me ligj prej disa kohesh nuk funksiononte, duke ia lëne ne dore hetimin vetëm policisë e cila ne shume raste ka treguar mangësi ne mbledhjen e provave, duke rritur numrin e ngjarjeve pa autor. Ndërkohe ekspertet lidhin shtimin e krimit sidomos gjate tre muajve te fundit, me mosfunksionimin e policisë. Sipas Rexhepit, faji i policisë rendohet akoma edhe më shumë për shkak se nuk e kontrollon dot territorin. Ne analizën e zhvilluar pak dite me pare policia e shtetit ka bere me dije se gjate 8 muajve te fundit kane ndodhur 77 vrasje, ku dominojnë vrasjet ne familje dhe ato për hakmarrje. Ndërsa nuk është bere e ditur se sa është numri total i aksidenteve me pasoje vdekjen.

Free Traffic Exchange