Embrago, thellohet kriza Kosovë-Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriza mes Kosovës dhe Maqedonisë për çështjen tregtare thellohet edhe më tej. Disa kamionë të transportit të mallrave, por edhe katër autobusë kanë bllokuar pikën kufitare të Bllacës, në të dyja anët, në shenjë proteste për embargon e vendosur nga Kosova për mallrat që vijnë nga Maqedonia. Veç automjeteve të mëdha, është bllokuar edhe kalimi i veturave me udhëtarë. Zyrtarë të shoqatës së transportuesve në Maqedoni janë shprehur se protesta do të vijojë deri në zgjidhjen e problemit, përmes negociatave të institucioneve përkatëse të Prishtinës dhe Shkupit. Mesnatën e së dielës, shteti i Kosovës bllokoi hyrjen e te gjithë mallrave nga Maqedonia. Vendimi erdhi si përgjigje e Prishtinës zyrtare ndaj vendosjes se disa taksave shtese nga pala maqedonase per te gjithe shtetasit shqiptare te Kosovës dhe per produktet qe vijnë prej andej. Në lidhje me këtë problematikë, pasditen e së hënës pati edhe një takim në Prishtinë mes ministres së Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari Lila dhe atij të Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini, por pa rezultat.