Durrës, rrugët me gropa për mungesë buxheti - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej gjashtë muajsh kjo është situata në rrugët e lagjes 18 në Durrës. Në muajin mars të këtij viti, u hapën të gjitha rrugët e kësaj zone për t'u rikonstruktuar nga bashkia e qytetit pasi konsideroheshin pune emergjente. Firmat e nënkontraktuara pranuan të nisnin punimet dhe të merrnin paratë pas miratimit të buxhetit, por vështirësitë e tyre financiare, si edhe vonesa në miratimin e buxhetit të bashkisë, pezulloi punimet duke vështirësuar jetesën e rreth 15 mijë banorëve të rajonit numër katër ku shtrihen rrugët në e hapura tashmë. Bashkia e Durrësit nuk ka ende një buxhet për vitin 2013 edhe pse per tre muaj mbyllet ky vit kalendarik. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, thotë se pa u arritur konsensusi në këshillin bashkaik për buxhetin 3 investime të mëdha do vijojnë të mbetën pezull. Ato janë dy rrugë në lagjen 17 të Durrësit dhe rikonstruksioni i një kopshti. Nga ana tjetër edhe ne Rrugen "Mbreti Pirro", ku fondet jane dhene dhe investimi ka përfunduar 1 vit me pare situata nuk është me e mire. Serish banore e automjete kalojnë mes gropave pluhurit. Investimi, me vlere 121 milione leke te reja, lidh qytetin me zonën e kënetës. Sipas banorëve, cilësia e dobët e punimeve ka çuar në shkatërrimin e investimit brenda një viti. Një pusetë e hapur në mes të një kthese të dyfishtë në këtë aks rrugor shpesh ka qenë burim i aksidenteve të rënda. Sipas bashkisë, cilësia e punimeve në momentin e marrjes në dorëzim ka qenë brenda standardeve teknike, por kalimi i automjeteve të rënda në këtë aks rrugor e ka shkatërruar atë. Në fillim të rrugës është vendosur një tabele që ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë më shumë se 20 ton, por në fakt këtu kalojnë edhe trajlera, pesha e të cilave kalon 30 ton. Bashkia ka vendosur kufizimin e qarkullimit në këtë aks edhe pse nuk jep një alternativë për qarkullimin e mjeteve të rënda. Durrësi nuk ka një aks të dedikuar për automjetet e rënda, pasi edhe projekti për rrugën e parkut energjetik nga mbikalimi i Shkozetit deri në Porto Romano prej më shumë se tre vitesh është pezulluar.