Kuqezinjtë, shpresa e fundit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndoshta shansin e fundit per te shpresuar nje vend play-offi ne luftën per finalet e botërorit Laugardalsvollur te Rejkjavikut kuqezinjtë do te përballën me Islandën, ne nje sfide mjaft decizive per te ardhmen e te dy skuadrave. Si Shqipëria dhe Islanda ndodhen me pike te barabarta 10 ne vend te trete, nje me pak se Norvegjia e vendit te dyte. Tekniku De Biasi ka ndryshuar skemën ne këtë përballje ndryshe nga Sllovenia, duke hedhur qe nga minuta e pare dy sulmues. Ne një skeme 4-4-2 Shqipëria do te luaje me Berishën ne porte, ne mbrojtje rikthehet Dallku ne te djathte, Lila spostohet ne te majte ne mungese te Agollit te skualifikuar ndërsa ne qendër do te jene kapiteni Cana dhe Teli. Përpara tyre vendosen Basha dhe Kace qe megjithëse i rikuperuar duhet pritur deri ne minutat e fundit ndërsa sakrifikohet Ervin Bulku. Dy krahët e mesfushës janë po ato te Sllovenisë, Rama ne te majte dhe Roshi ne te djathte ndersa ne repartin ofensiv Canit qe nga minuta e pare i shtohet Hamdi Salihi. Per takimin e sotëm kompanitë e basteve favorizojnë vendasit ku nje fitore e Islandës kuotohet me koeficientin 2.1 ndërsa ajo e kuqezinjve 4.3. Takimi pritet te ndiqet me interes nga 10 mije tifozë ne stadium nga te cilët rreth 300 jane tifozë shqiptare, kjo dhe për shkak te politikes se federatës islandeze, e cila ka ulur me 50% çmimin e biletave.