http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kursimet e qytetareve shqiptare, zyrtarisht arrijnë ne rreth 430 miliard leke, para qe janë pjese e sistemit bankar, ne formën e depozitave me dhe pa afat. Te dhënat e Bankës se Shqipërisë, flasin për një tendence rritëse, te depozitave, deri ne fund te 2012-ës, ndërsa 6 mujori i pare i këtij viti njohu një trend renës. Përfaqësues te bankave te nivelit te dyte shpjegojnë, se individët janë te pirur drejt kursimit për shkak te pasigurive te krizës ekonomike. Nga ana tjetër ekspertet e quajnë nivelin e depozitave si me te mirin, çka tregon se bankat kane likuiditet, por ato kane mbyllur rubinetin e kredisë. Ngërçi i kreditimit është një nga problemet me te mëdha, me te cilat po përballet ekonomia. Ky ngërç po stimulon fenomene aspak pozitive, siç është aktiviteti me klering, thëne ndryshe i shkëmbimit te mallit me mall.