Basha drejton mbledhjen e grupit të PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth orës 11:00 te paradites kane mbërritur ne selinë e re te PD 46 deputetet demokrate qe nga te zgjedhurit tradicionale demokrate, e deri tek ish-socialistet, si Kastriot Islami e Gjovalin Kadeli për te zhvilluar mbledhjen e pare te grupit. Nder te paret ne seli ka mbërritur kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe i fundit Sali Berisha tashme ne rolin e deputetit te PD edhe pse pritja qe i është rezervuar atij konfirmoi edhe njëherë peshën e liderit historik te PD. Salla e re e mbledhjes se grupit dhe pozicioni i deputeteve reflekton realitetin e ri te PD. Ne krahun e djathte te kryetarit Basha është ulur Sali Berisha e pas tij nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, ndërkohë qe ne fund te tryezës janë ulur zërat ndryshe te PD, Sokol Olldashi e Astrit Patozi. Vete kryetari Basha është kujdesur qe ne pjesën me te madhe te fjalës se tij te vlerësoje arritjet e qeverise Berisha, ndërkohë qe ka paralajmëruar një opozite te forte te PD ne parlament. Ne këtë mbledhje u vendos qe kryetar i grupit te jete Edi Paloka i cili automatikisht merr edhe postin e nënkryetarit te partisë për shkak te statutit i cili parashikon unifikimin e dy posteve, ndërkohë qe Eduard Halimi do te jete nënkryetar i grupit, Strazimiri Sekretar, Jorida Tabaku zedhenese e grupit parlamentar dhe Edmond Spaho nënkryetar i kuvendit. Emrat qe do te jene ne krye te grupit janë riqarkullim i drejtuesve te vjetër pasi Paloka ka mbajtur postin e nënkryetarit te grupit, Halimi para se te behej ministër ka qene sekretar i grupit, Strazimiri ruan pozicionin qe ka pasur ndërkohë qe Tabaku është një emër i ri. I vetmi zë kundër ne këtë mbledhje ishte Sokol Olldashi i cili deklaroi se po shkelet statuti pasi ne këtë dokument parashikohet zgjedhja e kreut te grupit nga Këshilli Kombëtar, vërejtje qe nuk u mor parasysh. Përveç Lulzim Bashes ne mbledhjen e pare te grupit me median ka komunikuar edhe Sali Berisha i cili ka ironizuar qeverinë e re te Edi Rames. Pas mbledhjes se grupit Berisha i është drejtuar zyrës se presidentit për te dorëzuar detyrën e kryeministrit. Ne orën 13:15 Berisha ka dale nga selia e presidencës tashme si kryeministër i dorëhequr.