Historiku i Bulevardit te Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo ka qene pamja e Bulevardit "Zogu i Pare" 82 vite me pare, ne 1931 një vit pas punimeve per ndërtimin e tij. Ne këto foto te vjetra te qytetit tregohet si ka qene dikur Sheshi "Skenderbej", Bashkia dhe kompleksi ne nisje te Bulevardit. Bulevardi "Dëshmoret e Kombit" u quajt fillimisht "Zogu i Pare", ndërsa ne periudhën e komunizmit pjesa nga sheshi "Skenderbej" deri tek Stacioni i Trenit mori emrin Bulevardi "Stalin". Qendra e Tiranës u projektua nga arkitektet e njohur italiane te asaj kohe Florestano De Fausto dhe Armando Brasini. Por për te ardhur deri ne 1930 koha e ndërtimit te Bulevardit kryesor te Tiranës, qyteti numëron katër plane rregulluese, duke nisur qe nga i pari ne 1923 nga inxhiniere austriake. Me ardhjen ne pushtet te qeverise se Zogut, i behet ftese arkitektit Italian Brasini, i cili hartoi edhe idenë e pare te Bulevardit qe konsistonte ne një grup me 6 ndërtesa ministrish dhe një Bulevardi qendror, ide kjo qe u realizua me vone me ndryshime nga italiani tjetër Di Fausto. Ai projektoi nje kompleks me 6 ministri, Bashkinë e Tiranes, Banken Kombetare, Lulishten e kompleksit qendror me shatërvan dhe Parkun "Rinia". Te gjitha projektet për Tiranën, bashkoheshin ne një pike krijimin e aksit veri jug te qytetit qe do te kishte si bosht Bulevardin "Zogu i Pare". Madje aq shume ju meshua konceptit te tij, sa ne botimet e kohës theksohet përshtypja e një arkitekti francez qe pasi vizitoi Tiranën u shpreh: pashe një bulevard pa qytet. Çdo marrëdhënie e mire e Shqipërisë me aleatet nder vite është projektuar me nje ndërtese ne ketë Bulevard. Pallati i Kulturës u ndërtua ne 63 sipas stilit rus dhe tulla e pare u vendos nga ish presidenti sovjetik Nikita Hrushov. "15 kateshi" u ideua ne kohen e arte Shqipëri kine. Deri ne vitet 90 bulevardi ruajti te paprekur pamjen e tij, ku nga cdo pike mund te shihje kodrat e qytetit. Me pas vendin e tyre e zunë ndërtesat e larta dhe ndryshimet e pjesshme te qendrës se qytetit. Tete dekada pas ndërtimit te tij, Bulevardi do te zgjatet ne drejtim te lumit te Tiranës, por ashtu siç pranojnë edhe vete arkitektet e studios fituese "Grimshou", kjo pjese do te jete krejt ndryshe. Zgjatimi i Bulevardit është konceptuar me 3 sheshe kryesore, ku Pallati i Drejtësisë do te jete ndërtesa me e larte. Ne gjatësinë prej 1.8 km dhe gjerësinë 60 metër do te ndërtohen edhe dy sheshe te tjera, ai i Kulturës me kinema e galeri dhe sheshi i Pazarit me Qendra Tregtare.

Free Traffic Exchange